Mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë

Trajnimet dhe ngjarjet

Punëtoria për vlerësimin e shkathtësive - Shoqëria civile 1

Data

java që fillon më 

15/10/2018

Pjesëmarrësit:

 

Përfaqësuesit e shoqërisë civile (BIRN), të cilët do të jenë vëzhgues në proceset e ardhshme të përzgjedhjes në Shërbimin e Lartë Civil.

Vendi:

Prishtinë

Pasqyra e përmbajtjes:

  • Vlerësimi i bazuar në kompetencë 

  • Sigurimi i integritetit në përzgjedhje

  • Çështjet në proceset e kaluara dhe të tashme

  • Parashtrimi efektiv i pyetjeve

  • Parimet e poentimit dhe dëshmitë 

  • Shmangia e paragjykimeve gjatë vlerësimit

  • Propozimet për avancime

Punëtoria për vlerësimin e shkathtësive 1 - Sekretarët e Përgjithshëm

Data

java që fillon më 

15/10/2018

Pjesëmarrësit:

Sekretarët e Përgjithshëm të cilët do të jenë anëtarë të Komisionit në proceset e ardhshme të përzgjedhjes në Shërbimin e Lartë Civil

Vendi: 

Prishtinë

Pasqyra e përmbajtjes:

  • Vlerësimi i bazuar në kompetenca 

  • Parashtrimi efektiv i pyetjeve

  • Parimet e poentimit (vlerësimit)

  • Vlerësimi i dëshmive

  • Shmangia e paragjykimeve gjatë vlerësimit

Punëtori për shkathtësitë e avancuara (Sekretarët e Përgjithshëm)

Data

java që fillon më  

15/10/2018

Pjesëmarrësit:

Sekretarët e Përgjithshëm me përvojë në këtë metodologji që do të vazhdojnë të jenë anëtarë të Komisioneve në proceset e përzgjedhjes në Shërbimin e Lartë Civil.

Vendi: 

Prishtinë

Pasqyra e përmbajtjes:

  • Mësimet e nxjerra deri më tani

  • Pëmirësimet e mundshme 

  • Teknikat e avancuara të parashtrimit të pyetjeve

  • Qëndrueshmëria e procesit

  • Shmangia e paragjykimeve gjatë vlerësimit

Në fazën e parë të projektit, gjithsej 55 profesionistë janë trajnuar për metodologjinë e rishikuar të përzgjedhjes. Pjesëmarrësit kanë qenë sekretarë të përgjithshëm, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të departamenteve të resurseve njerëzore. Ky trajnim synon të përhapë përdorimin e rishikuar të praktikave të përzgjedhjes, për të siguruar që një gamë më e gjerë e proceseve (jashtë këtij projekti të tanishëm) të jetë në përputhje me parimet e praktikave objektive, të bazuara në të dhëna, të drejta dhe transparente të përzgjedhjes.

Në kuadër të Fazës 2 të projektit (shtator 2018 - Mars të vitit 2020), do të ketë edhe trajnime tjera për të zgjeruar mbulimin e shkathtësive. Hollësitë e trajnimeve specifike do të publikohen në vijim