Mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë

Rezultatet e proceseve të përfunduara - 2017

Kjo faqe paraqet rezultatet e proceseve të përfunduara në vitin 2017. 

Rezultatet publikohen me kërkesë të Ambasadës Britanike sipas Memorandumit të Mirëkuptimit. Qëllimi i publikimit është që të përmirësohet transparenca e përzgjedhjes për proceset e zyrtarëve të lartë publik, dhe kjo po bëhet pas konsultimit me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.


Për çdo proces, datat e intervistave janë paraqitur së bashku me emrat dhe rezultatet e Partnerit Zbatues për kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen.

Në fazën përfundimtare të intervistës në çdo proces, të gjithë kandidatët i nënshtrohen një interviste të strukturuar të bazuar në kompetenca, bëjnë një prezentim dhe plotësojnë një test psikometrik. 

Numri maksimal i pikëve në dispozicion ndryshon varësisht nga formati i vlerësimit specifik në projekt. Pikët maksimale në dispozicion për çdo proces janë paraqitur më poshtë.

Anëtarët e Komisionit dhe Partnerët Zbatues poentojnë kandidatët në mënyrë të pavarur prej njëri tjetrit. Nga poentimet e secilit vlerësues nxjerret mesatarja (veç për Komisionin dhe veç për Partnerët Zbatues) për të prodhuar dy rezultate përfundimtare për kandidatët (një për Komisionin dhe një për Partnerët Zbatues).

Për çdo proces, Komisioni do të ja paraqesë organeve përkatëse një listë të të kandidatëve që rekomandohen, së bashku me rezultatet, siç ceket në rregulloret përkatëse.  

Për çdo proces, Partnerët Zbatues do të paraqesin një raport konfidencial në Ambasadën Britanike. Ky raport përfshin rezultatet e tyre dhe ato të Komisionit, bashkë me vërejtjet eventuale rreth performancës së kandidatëve në procesin e përzgjedhjes. Këto raporte pastaj i paraqiten Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit sipas Memorandumit të Mirëkuptimit. Për ndërmarrjet publike komunale, raportet konfidenciale i paraqiten kryetarit të komunës përkatëse.

Rezultatet e paraqitura më poshtë janë nga vetëm nga Partnerët Zbatues.

Identiteti kandidatit është anonimizuar (p.sh. Kandidati 1) kur kjo në mënyrë eksplicite është kërkuar nga kandidati.

Vetëm kandidatët me rezultatin më të lartë janë paraqitur këtu. Kandidatë të tjerë mund të jenë vlerësuar në kuadër të procesit, por nga Partnerët Zbatues janë vlerësuar më ulët sesa kandidatët tjerë.

Rezultatet dhe përfundimet e theksuara këtu zbatohen vetëm për procesin specifik të përzgjedhjes që përshkruhet. Nuk duhet nxjerrë përfundime në lidhje me përshtatshmërinë ose kompetencën e individëve për të performuar në një tjetër pozitë (rol).

Rezultatet dhe përfundimet janë të bazuara në performancën e kandidatit brenda këtij procesi specifik të përzgjedhjes.

Drejtor i Përgjithshëm, Dogana e Kosovës

Anëtarët e Komisionit:

 

Naim Baftiu (Kryesues) (SP në Ministrinë e Financave) 

Rozafa Ukimeraj (SP në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal)

Agron Maxhuni (SP në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë)

Intervistat

12-13/1/2017

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati Maksimal:  45

Bahri Berisha:             29.0

Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia e Punësimit

Anëtarët e Komisionit:

Naim Baftiu (Kryesues), Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave 

Kapllan Halimi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë

Fitim Sadiku, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Bekim Baliqi, Universiteti i Prishtinës

Burim Ejupi, përfaqësuesi i OJQ-ve

Intervistat

27/2-2/3/2017

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati Maksimal: 45

Drin Haraçia:              32.5

Kandidati 2:                30.5

Anëtarët e Bordit, KEK

Anëtarët e Komisionit:

Nazmi Zenelaj, (Kryesues), Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik 

Naim Baftiu, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave

Izedin Bytyqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Beqir Mezelxhiu, Kryeshef Ekzekutiv, Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore

Ilir Morina, Kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë e Kosovës për Mbrojtje të Mjedisit

Besian Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm në KIESA

Profesor Besfort Rrecaj, Universiteti i Prishtinës, Prodekan i Fakultetit të Drejtësisë

Intervistat

25-28/3/2017

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati Maksimal:  35

Fllanza Beqiri Hoxha:  31.0

Arsim Fetahu:              29.0

Izet Ibrahimi:                26.0

Agim Matoshi:              25.0

Ruzhdi Zeqiri:               23.0

Gjelosh Vataj:               21.5

Mehdi Pllashniku:         20.0

Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë

Anëtarët e Komisionit:

Fitim Sadiku (Kryesues), Sekretar i Përgjithshëm në Ministrisë së Punëve të Jashtme

Arben Çitaku, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Veton Firzi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Haxhi Gashi, Dekani i Fakultetit Juridik, Universiteti i Prishtinës

Berat Rukiqi, përfaqësues nga OJQ/Oda Ekonomike e Kosovës

Intervistat

08/11/2017

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati Maksimal:   45

Qemajl Marmullakaj:   32.5

Anëtarët e Bordit Ekzekutiv,

Zyra e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës

Anëtarët e Komisionit:

Naim Baftiu (Kryesues), Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave

Fidaim Sahiti, Kryeshef i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës / Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Veton Firzi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 

Bedri Dragusha, Profesor në Universitetin Publik në Prishtinë

Luan Morina, Drejtor i Departamentit të Energjisë / Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE)

Intervistat

2-4/12/2017

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati Maksimal:  40

Fadil Ismajli:               35.0

Kandidati 2:                33.5

Naim Sahiti:                27.0

Skender Buja:             26.0

Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë

Anëtarët e Komisionit:

Arben Çitaku (Kryesues), Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Fitim Sadiku, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Punëve të Jashtme 

Naim Baftiu, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Financave

Prof. Bedri Statovci, Profesor në Universitetin Haxhi Zeka

Parim Bajrami, Sekretar i Përgjithshëm, Oda Ekonomike e Kosovës

Intervistat

19/12/2017

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati Maksimal:   45

Gentiana Islamaj:       34.0

Heading 1