Mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë

Rezultatet e proceseve te përfunduara - 2018

Kjo faqe paraqet rezultatet e proceseve të përfunduara në vitin 2018.  

Rezultatet publikohen me kërkesë të Ambasadës Britanike sipas Memorandumit të Mirëkuptimit. Qëllimi i publikimit është që të përmirësohet transparenca e përzgjedhjes për proceset e zyrtarëve të lartë publik, dhe kjo po bëhet pas konsultimit me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.


Për çdo proces, datat e intervistave janë paraqitur së bashku me emrat dhe rezultatet e Partnerit Zbatues për kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen.

Në fazën përfundimtare të intervistës në çdo proces, të gjithë kandidatët i nënshtrohen një interviste të strukturuar të bazuar në kompetenca, bëjnë një prezentim dhe plotësojnë një test psikometrik. 

Numri maksimal i pikëve në dispozicion ndryshon varësisht nga formati i vlerësimit specifik në projekt. Pikët maksimale në dispozicion për çdo proces janë paraqitur më poshtë.

Anëtarët e Komisionit dhe Partnerët Zbatues poentojnë kandidatët në mënyrë të pavarur prej njëri tjetrit. Nga poentimet e secilit vlerësues nxjerret mesatarja (veç për Komisionin dhe veç për Partnerët Zbatues) për të prodhuar dy rezultate përfundimtare për kandidatët (një për Komisionin dhe një për Partnerët Zbatues).

Për çdo proces, Komisioni do të ja paraqesë organeve përkatëse një listë të të kandidatëve që rekomandohen, së bashku me rezultatet, siç ceket në rregulloret përkatëse.  

Për çdo proces, Partnerët Zbatues do të paraqesin një raport konfidencial në Ambasadën Britanike. Ky raport përfshin rezultatet e tyre dhe ato të Komisionit, bashkë me vërejtjet eventuale rreth performancës së kandidatëve në procesin e përzgjedhjes. Këto raporte pastaj i paraqiten Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit sipas Memorandumit të Mirëkuptimit. Për ndërmarrjet publike komunale, raportet konfidenciale i paraqiten kryetarit të komunës përkatëse.

Rezultatet e paraqitura më poshtë janë nga vetëm nga Partnerët Zbatues.

Identiteti kandidatit është anonimizuar (p.sh. Kandidati 1) kur kjo në mënyrë eksplicite është kërkuar nga kandidati.

Vetëm kandidatët me rezultatin më të lartë janë paraqitur këtu. Kandidatë të tjerë mund të jenë vlerësuar në kuadër të procesit, por nga Partnerët Zbatues janë vlerësuar më ulët sesa kandidatët tjerë.

Rezultatet dhe përfundimet e theksuara këtu zbatohen vetëm për procesin specifik të përzgjedhjes që përshkruhet. Nuk duhet nxjerrë përfundime në lidhje me përshtatshmërinë ose kompetencën e individëve për të performuar në një tjetër pozitë (rol).

Rezultatet dhe përfundimet janë të bazuara në performancën e kandidatit brenda këtij procesi specifik të përzgjedhjes.

Sekretar i Përgjithshëm,

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë

Anëtarët e Komisionit:

Kapllan Halimi (Kryesues), SP në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Fitim Sadiku, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Veton Firzi, SP në Ministrinë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Prof. Bedri Statovci, Profesor në Universitetin Haxhi Zeka

Olivera Ceni, Përfaqësuese e OJQ-ve (Oda Ekonomike e Kosovës)

Intervistat

9-11/01/2018

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 45

Partnerët Zbatues konsiderojnë se asnjëri nga kandidatët nuk kualifikohet për t'u emëruar në këtë pozitë.

Drejtori i Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve në Kosovë

Anëtarët e Komisionit:

Kapllan Halimi (Kryesues), Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Demush Shasha, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria për Integrime Evropiane

Shkëlzen Syla, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës

Hysen Ismajli, Profesor, Universiteti i Prishtinës

Olivera Ceni, Përfaqësuese e OJQ-ve, Oda Ekonomike e Kosovës

Intervistat

24-25/1/2018

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 45

Fikrije Zymberi:           31.5

Anton Gojani :             27.5

Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Anëtarët e Komisionit:

Bajram Bujupi, Drejtor i Shërbimit Sprovues në Ministrinë e Drejtësisë (Kryesues)

Heset Loku, Drejtor i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Ministria e Drejtësisë

Driton Muharremi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit

Besim Kelmendi, Prokuror i Shtetit

Avni Puka, Profesor në Universitetin e Prishtinës

Intervistat

7-8/3/2018

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 45

Nehat Thaçi:              25.0*

* Kandidati ka ende nevojë për zhvillim nëse emërohet

Anëtarët e Bordit, Telekomi i Kosovës

Anëtarët e Komisionit:

Arben Çitaku (Kryesues) Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Veton Firzi, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Kujtim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm, Agjencia për Shoqërinë e Informacionit

Rozafa Ukimeraj, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Nebih Shatri, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Infrastrukturës

Arton Berisha, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Administratës Publike

Intervistat

12-17/3/2018

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 35

Fidel Krasniqi:             27.5

Enis Berisha:               25.5

Muhamet Spahiu:        25.5

Besa Shatri-Berisha:   24.0

Naser Rusinovci:         22.0

Arsim Gosalci:             20.0

Flamur Keqa:               20.0

Qemajl Ahmeti             19.5

Drejtor, Agjencia Qendrore e Prokurimit

Anëtarët e Komisionit:

Naim Baftiu (Kryesues), Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Financave

Nazmi Zenelaj, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Veton Firzi, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Halil Kukaj, Profesor, Universiteti i Prishtinës

Parim Bajrami, Sekretar i Përgjithshëm, Oda Ekonomike e Kosovës

Intervistat

28-29/3/2018

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 45

Behgjet Rukiqi:           29.5

Osman Vishaj:            28.0

Muhamet Selmani:     25.5

Behram Abazi:            21.5

Drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Kosovës

Anëtarët e Komisionit:

Naim Bardiqi (Kryesues), Kryetar i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Xhevat Zejnullahu, Anëtar i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Rrezart Halili, Anëtar i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Izedin Bytyqi, Anëtar i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Naim Ismajli, Anëtar i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Kryetar i komunës së Shtimës, 

Muhamedali Kodra, Anëtar i Bordit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore

Intervistat

04/07/2018

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 45

Fatmir Plakiqi:           30.0

Kryetar i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji

Anëtarët e Komisionit:

Fitim Sadiku (Kryesues), Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Punëve të Jashtme

Fidaim Sahiti, Kryeshef Ekzekutiv i Shërbimit Gjeologjik të Kosovës / MZHE 

Veton Firzi, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Ruzhdi Sefa, Profesor, Hasan Prishtinës, Universiteti i Prishtinës 

Ilir Morina, Kryeshef, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK)

Intervistat

10-11/07/2018

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 45

Kandidati 1:               26.5

Fadil Ismajli:              26.0

Petrit Pepaj:               23.0

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës

Anëtarët e Komisionit:

Fitim Sadiku (Kryesues) Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Rozafa Ukimeraj, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

Arben Çitaku, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Florian Qehaja, Drejtor Ekzekutiv, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë

Benasim Medić, Ushtrues Detyre i Drejtorit në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

Intervistat

22-25/08/2018

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 45

Rashit Qalaj:               34.5

Samedin Mehmeti:      34.0

Gazmend Hoxha:        28.5

Drejtor, Agjencia për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në Kosovë

Anëtarët e Komisionit:

Selim Selimi (Kryesues), Këshilltar Ligjor i Kryeministrit

Ekrem Kastrati, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë 

Veton Firzi, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Intervistat

19-20/9/2018

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 45

Florije Kika:                29.5

Zëvendësdrejtor, Agjencia për Krahasim dhe Verifikim të Pronës në Kosovë

Anëtarët e Komisionit:

Selim Selimi (Kryesues), Këshilltar Ligjor i Kryeministrit

Ekrem Kastrati, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë 

Veton Firzi, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Intervistat

19-20/9/2018

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 45

Albiona Maloku:         27.5

Mark Buzhala:            27.5

Enis Berisha:              27.0

Drejtor Menaxhues, 

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK)

Anëtarët e Komisionit:

Faruk Hajrizi (Kryesues) (Kryesues i Bordit të KEK-ut)

Fllanza Beqiri-Hoxha (Anëtar i Bordit të KEK-ut)

Izet Ibrahimi (Anëtar i Bordit të KEK-ut) 

Mehdi Pllashniku (Anëtar i Bordit të KEK-ut) 

Gjelosh Vataj (Anëtar i Bordit të KEK-ut)

Ilir Rama (Anëtar i Bordit të KEK-ut)

Intervistat

16-17/10/2018

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 45

Njazi Thaçi:              28.5

Drejtor, Agjencia e Kosovës për Akreditim

Anëtarët e Komisionit:

Izedin Bytyqi (Kryesues), Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, 

Veton Firzi, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve 

Naim Baftiu, Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Financave

Ejup Fejza, Universiteti i Prishtinës

Fatlum Gogiqi, Përfaqësues i OJQ-ve

Intervistat

22-24/10/2018

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 45

Naim Gashi:             33.0

Anton Gojani :          27.5

Afrim Loku:              26.0*

Rifat Morina:            24.5*

* Kandidati ka ende nevojë për zhvillim nëse emërohet

Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Inovacionit

Anëtarët e Komisionit:

Veton Firzi, (Kryesues) SP në Ministrinë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

Fitim Sadiku, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Kapllan Halimi, SP në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Shpëtim Lajqi, Profesor në Universitetin e Prishtinës

Berat Rukiqi, Përfaqësuese e OJQ-ve (Oda Ekonomike e Kosovës)

Intervistat

07-08/11/2018

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 45

Enis Berisha:              25.0

Hajriz Koca:                22.5

Avokat i Përgjithshëm Shtetëror

Anëtarët e Komisionit:

Qemajl Marmullakaj, (Kryesues) Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë

Ibrahim Berisha, Zëvendës Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë,

Shadije Gërguri, Gjyqtare e krimeve të rënda,

Bashkim Preteni, Profesor në Universitetin e Prishtinës

Arton Demhasaj, Përfaqësues nga shoqëria civile

Intervistat

29-30/11/2018

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 45

Arsim Zuka:    23.5

Sami Istrefi:    22.0

Bordi i Drejtorëve (4) të Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë

Anëtarët e Komisionit:

Dren Kukaj, (Kryesues) Kryetar i Komitetit të Aksionarëve

Vesel Makolli, Aksionar

Genc Sherifi, Aksionar

Intervistat

03-07/12/2018

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 35

Lendita Mekuli-Myderrizi:   23.0

Arber Mulaku:                     20.0

Bekim Pireva:                     19.5

Arbnore Jashanica:            19.0

Komisioni e ka pasur obligim që të merr parasysh edhe faktorë të tjerë krahas vlerësimeve (p.sh. përvojën në kontabilitet)

Anëtarët e Komisionit për Ndihmë Shtetërore

Anëtarët e Komisionit:

Driton Selmanaj, (Kryesues) Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike 

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa

Sala Berisha-Shala, Kryetare e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal

Intervistat

11-12/12/2018

Kandidatët që konsiderohet se mund të emërohen:

(vetëm nga Partnerët Zbatues):

Rezultati maksimal: 35

 

Fortuna Shaqiri Haxhikadrijaj:          Score:                          27.5

Alban Elshani:             23.5

Mehmet Krasniqi:        22.5

Bashkim Mustafa:       22.0

Asdren Osaj:               20.0

Shqipe Arifaj :             19.5

Heading 1